Lajmet e fundit

Me vetëm 19 vjet mbi supe, Kylian Mbappe është një prej futbollistëve më të rinj që shpallet kampion bote.
Ndërkaq, ai sot po ashtu u bë futbollisti i dytë më i ri, pas Pele-së së Brazilit, që shënon gol në një finale të Botërorit.
Ai e realizoi golin e fundit të Francës, në fitoren 4:2 ndaj Kroacisë.
Gëzimin ai e ka shfaqur në llogarinë e tij në Instagram, ku e ka publikuar një fotografi duke e puthur trofeun e Kupës së Botës.
“Dashuria ime”, është mbishkrimi që Mbappe ia ka lënë kësaj fotografie.
https://www.instagram.com/p/BlQwmg3lJ0w/?hl=en&taken-by=k.mbappe29