Lajmet e fundit
I riu ka shkëlqyer këtë edicion duke tërhequr interesimin e skuadrave më të mëdha të Europës

Kylian Mbappe nuk duhet të largohet nga Monaco edhe një edicion, mendon ish-sulmuesi Dimitar Berbatov.
18 vjecari është një nga më të mirët e botës këtë edicion dhe ka qenë i lidhur me kalimin tek një varg skuadrash, si Chelsea, Arsenal, Manchester United dhe Real Madrid.
Sulmuesi nuk ka marrë ndonjë vendim ende, por Berbatov, që ka luajtur në Monaco, e ka këshilluar atë të mos largohet nga skuadra.
"Mendoj që ai duhet të qëndrojë edhe një vit, që të mund të kultivohet si futbollist".
"Ai do të luajë në secilën ndeshje tek Monaco dhe kështu do ta ketë mundësinë të shkëlqejë".