Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain ishte mysafir në ndeshjen kundër Guingamp të shtunën, e vlefshme për javën e dytë në Ligue 1 në Francë, njofton Klan Kosova.
Në pjesën e parë, skuadra nga Parisi ishte në disavantazh me golin e Nolan Roux në minutën e 20.
Kylian Mbappe i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, bëri që loja e Parisienëve të ndryshojë.
Ai fillimisht fitoi penalti të cilën e konkretizoi Neymar në minutën 53, para se personalisht të shënonte edhe dy herë të tjera në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, 82 dhe 90.
Kjo ishte ndeshja e tij e parë për PSG-në në sezonin e sivjetmë, në të cilën ylli francez e dëshmoi edhe një herë vlerën e tij, duke i siguruar 3 pikë ekipit nga kryeqyteti francez.