Lajmet e fundit

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka thënë se nuk është koha për të folur për spekulimet që e lidhin me Real Madridin.
Këtë koment e tha pas fitores së Francës ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
“Tani nuk është koha që të flasim për Real Madridin”, ka thënë Mbappe për reporterët pas ndeshjes.
“Ju gjithmonë mund të ma bëni të njëjtën pyetje, por nuk është koha”.