Lajmet e fundit
Ish përfaqësuesi i Francës beson se Los Balncos do të pendohen përjetë nëse nuk e transferojnë sulmuesin e Monaco

Kylian Mbappe mund të jetë pasardhës i Cristiano Ronaldo tek Real Madrid, ndërsa Christophe Dugarry nxit Los Blancos ta transferojnë sulmuesin.
18 vjecari ka shkëlqyer në sezonin që e lamë pas, duke shënuar 26 gola dhe marrë vëmendjen e skuadrave më të mëdha të Europës dhe cmimin prej 115 milionë eurosh.
Dugary beson se gjiganti spanjoll duhet të bëjë gjithcka mundet për ta pasur Mbappe në radhët e veta.
"Mendoj që nëse Mbappe nuk i bashkohet Real, do të ishte gabim i madh për këtë klub".
"Ai është talenti i ri i futbollit dhe duhet të transferohet tek Real Madrid. Është klubi më i madh në botë'.