Lajmet e fundit

Kylian Mbappe është parë duke kërcyer me supermodelen Kendall Jenner në një festë në The Hamptons.
Kapiteni i Francës e largoi mendjen nga e ardhmja e tij në Paris Saint-Germain, teksa fluturoi përtej pellgut për të marrë pjesë në festën luksoze të miliarderit Michael Rubin.
Pas pijeve dhe darkës, të ftuarit morën rrugën për në çati ku Mbappe dhe Jenner u panë duke u larguar së bashku deri në orët e vona të natës.
I dashuri i Jennerit, reperi Bad Bunny, nuk u pa askund, transmeton Klankosova.tv.
Festa e Ditës së Pavarësisë së Rubin është bërë diçka si një ngjarje e përvitshme në bregun lindor dhe Mbappe dukej se po kënaqej teksa u fotografua së bashku me Jay-Z dhe Tom Brady, si dhe u ribashkua me Kim Kardashian.
Pas festës me yjet më të mëdhenj të botës, Mbappe është nisur për në vendlindjen e babait të tij, Kamerun, ku do të marrë pjesë në një ndeshje të veçantë miqësore.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.