Lajmet e fundit

Spekulimet për një largim të mundshëm të Kylian Mbappes larg Paris Saint-Germain janë duke u rritur kohët e fundit, kjo u shfaq edhe nga një video që është postuar nga vet faqja e klubit, ku shihet se sulmuesi qëndron vetëm dhe larg nga shokët e tij të skuadrës në stërvitje.
Kjo vjen me vëmendjen e përqendruar në nënshkrimin e ri Lionel Messi. Ardhja e argjentinasit është paraqitur si një arsye tjetër e mundshme pse Mbappe mund të jetë i etur për të lëvizur, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Pochettino mbetet i qetë.
Në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes kundër Brest të premten, trajneri Mauricio Pochettino ishte i qetë kur u pyet për të ardhmen e Mbappe.
"Unë shoh që Mbappe është i motivuar, duke punuar shumë për ta bërë këtë një sezon të mrekullueshëm”, tha Pochettino në përgjigje të pyetjeve të fundit në lidhje me 22-vjeçarin.
“Ai është lojtari ynë dhe nuk e shoh atë të mos jetë këtu këtë sezon”.
"Ai ka një vit të mbetur në kontratën e tij, edhe nëse nuk e rinovon atë, dhe ai më ka demonstruar se është i lumtur me ne këtu”.
"Ai është i qetë dhe klubi e di se çfarë do të bëjë. Ne e dimë se ai është lojtari ynë dhe se ai po përgatitet për ndeshjen tonë nesër".