Lajmet e fundit
Ylli i ri francez ende nuk e ka marrë vendimin për të ardhmen, ndërsa skuadra të mëdha europiane janë të interesuara për shërbimet e tij

Kylian Mbappe duket se ende nuk ka vendosur nëse do të ndërrojë ambient, apo cili do të jetë ai.
Mediat e ndryshme japin lajme të ndryshme, me ato spanjolle që kryesisht e lidhin me një kalim tek Real Madrid.
Por L’Equipe në një shkrim të sajin asin francez e sheh si transferim të mundshëm të gjigantit anglez, Manchester City.
Ndërsa zyrtarët më të lartë të Monaco kanë mohuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga skuadra, së paku këtë verë.