Paris Saint Germain ka dhënë detaje të reja mbi transferimin e Kylian Mbappe nga Monaco.
Sulmuesi francez sipas njoftimit të PSG-së, në ‘Parkun e Princave’ ka kaluar në formulën e huazimit për një vit, me opsionin e blerjes në fund të sezonit, e me nënshkrimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2022.
Mbappe në fjalët e para si lojtar i PSG-së, është deklaruar i kënaqur për aventurën e re, duke u ndjerë krenar dhe i nderuar.
“Është gëzim dhe krenari që i bashkohem PSG-së”, ishin fjalët e para të Mbappe për faqen e klubit.
“Për çdo të ri nga rajoni i Parisit është një ëndërr veshja e fanellës kuq e blu, dhe provimi i atmosferës unike që dhuron 'Parku i Princave'. Me të vërtetë dëshiroja të bëhesha pjesë e këtij projekti”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.