Lajmet e fundit
"Gjithmonë kam thënë që dëshiroj të luajë me lojtarë të mëdhenj, unë jam duke u zhvilluar me më të mirët në kampionat dhe ndoshta në Evropë”

Kylian Mbappe është shprehur i lumtur me debutimin e tij në fanellën e Paris Saint-Germain.
Francezi kaloi në Parc des Princes si huazim gjatë verës, por gjiganti nga Ligue 1 e ka të drejtën ekskluzive që ta blejë krejt kartonin e tij.
Në përballjen ndaj Metz, Mbappe shënoi një gol, ndërsa pas takimit u shpreh i kënaqur me atë që tregoi në fushë.
"Gjithmonë kam thënë që dëshiroj të luajë me lojtarë të mëdhenj, unë jam duke u zhvilluar me më të mirët në kampionat dhe ndoshta në Evropë”.
"Gjithçka që dëshiroja ishte që të luaja ndaj Metzit, dhe trajneri bëri këtë. Më pëlqeu, jam i lumtur, jam i lumtur me atë që bëra".