Lajmet e fundit

Sulmuesi francez ka thënë se është i pavendosur për të luajtur në Ligue 1 në sezonin e ardhshëm.
Kylian Mbappe ka hedhur dyshimet publikisht nëse Paris Saint-Germain është vendi i duhur për të, duke shtuar thashetheme për transferimin e tij që pritet të intensifikohen edhe më shumë pas Euro 2020.
Sulmuesi tha se ndihet mirë në shtëpinë e tij aktuale, por ka menduar nëse një vendbanim tjetër mund ta bëj atë edhe më të lumtur.
“Unë duhet të marr vendimin e duhur, i cili është i vështirë, dhe t'i jap vetes çdo mundësi për të vendosur me mendjen time. Unë jam në një vend ku më pëlqen vetja, ku ndihem mirë . Por a është ky vendi më i mirë për mua? Nuk e kam ende përgjigjen”, tha Mbappe për France Football kur u pyet për të ardhmen e tij.
PSG dështoi të fitojë Ligue 1 këtë sezon dhe u mposht nga Manchester City në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.
"E di që një projekt me ose pa mua nuk është krejt i njëjtë për klubin. Por PSG i kupton ndjenjat e mia”.
Mbappe ka qenë i lidhur me Real Madridin në të kaluarën, por ai do të jetë subjekt i interesit nga shumica e klubeve më të mira të Evropës nëse ai mendon për një transferim.