Lajmet e fundit

Kylian Mbappe duket se është i lindur për të thyer rekorde, pasi këtë po e bën pothuajse në çdo ndeshje që po e luan.
Mbappe mbrëmë shënoi hat-trick në finalen e Kupës së Botës, duke arritur në kuotën e katër golave në total, në finalet e Botërorit.
Me këtë rast, francezi tash është golashënuesi më i mirë në histori të finaleve të Botërorit, pasi kapërceu Pelen, Vavan, Zidanen dhe Hurst, që kishin deri më tani nga tre gola.
Messi ka dy gola të realizuar, në dy finale të luajtura. /Klankosova.tv.
