Lajmet e fundit

Ish-portieri i Arsenal, David Seaman ka dalë në mbrojtje të trajnerit Arsene Wenger.
Seaman ka thënë se klubi duhet të insistojë që ta mbajë edhe më tej francezin, e shkarkimi i tij nuk duhet të diskutohet.
Në një rast të largimit të Wenger, Seaman ka thënë se Arsenal rrezikon të kalojë nëpër rrugën që ka kaluar edhe Manchester United, pas largimit të Sir Alex Ferguson.
Wenger ka qenë cak i kritikave të tifozëve të klubit ndër vite, e kjo përsëritet sidomos në fund të sezonit, transmeton Klan Kosova.