Në kuadër të Seminarit për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, sot është mbajtur tryeza me temën “Figura e Skenderbeut në Letërsinë Shqipe”.
Me ketë rast u vlerësua lart vepra e Skenderbeut si luftëtarë si dhe përfaqësimi që i bëri kulturës shqiptare.
Profesori Sali Bashota ka deklaruar se në veprat e Gegajt dhe të Plasarit, shfaqet më së miri madhështia e Skenderbeut.
Sipas tij këto dy vepra janë të rëndësishme ngase dëshmojnë se Skenderbeu është pikë referuese jo vetëm si luftëtar, por edhe si përfaqësues i denjë i kulturës dhe kombit.
E profesori Osman Gashi ka thënë se janë rreth 400 vepra që shtjellojnë figurën e Skënderbeut.
Ai theksoi se në këto vepra heroi kombëtar është vlerësuar si strateg i luftës gjithashtu edhe si njeri që ruajti traditat dhe gjuhën shqipe. Këtu përfshihet letërsia franceze, angleze dhe napolitane.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.