Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës u zhvillua seminari i radhës nga Departamenti i Licencimit të Klubeve për garat e UEFA-s.
Dhjetë klube nga të dyja gjinitë, nëntë të meshkujve dhe një i femrave kanë aplikuar për t’u pajisur me licencën për garat e UEFA-s dhe përfaqësuesit e tyre ishin pjesë e seminarit të sotëm, transmeton Klan Kosova.
Prezantimi i klubeve të Kosovës në garat ndërkombëtare, afatet për dorëzimin e dokumentacionit dhe pikat specifike të rregullores ishin disa prej temave të diskutimit, kurse pika kryesore ishte diskutimi i përbashkët ndërmjet administratës për licencim, komisionit të shkallës së parë dhe përfaqësuesve të kubeve në lidhje me vështirësitë e shfaqura gjatë viteve të kaluara në procesin e licencimit.
Menaxheri për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, Bajram Shala u komunikoi edhe zyrtarisht klubeve që në edicionin 2020-2021, Kosovën në garat evropiane do ta përfaqësojnë tri klube, një në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve dhe dy në rrethin parakualifikues të Europa League.
Kurse nga viti i ardhshëm, edicioni 2021-2022 klubet kosovare do të marrin pjesë në Champions League dhe në Europa Conference League.
Më pas u diskutuan gjerësisht pikat kyçe sidomos te kriteri Financiar dhe ai Ligjor, kritere në të cilat klubet kanë pasur më së shumti vështirësi në proceset e kaluara të licencimit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.