Sot është mbajtur një mbledhje komemorative e organizuar nga komunitetit artistik, në përkujtim të regjisores Burbuqe Berisha, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.
Në këtë ngjarje, e cila u organizua në hapësirat e Teatrit Kombëtar, morën pjesë familja, miqtë dhe kolegët e të ndjerës Burbuqe Berisha, të cilët folën për vullnetin dhe kurajon që kishte regjisorja për punë, mirësinë si dhe lumturinë që e karakterizonte, shkruan Klankosova.tv.
Burbuqe Berisha vdiq të mërkurën në hapësirat e Ministrisë së Kulturës.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.