Konferenca ndërkombëtare e sigurisë kibernetike ”Cyber Zero” do të ketë më shumë se 50 folës ekspertë të sigurisë kibernetike, 30 hakerë etikë nga Kosova, 6 çmime dhe 8 panele diskutimi.
Edona Podvorica nga Albanian Cyber Association ka dhënë detaje rreth kësaj konference e cila do të mbahet më 26 dhe 27 Janar në Klan Arena.
“Çfarë jemi munduar të sjellim në këto vite pune, janë kompanitë gjigante të cilat njihen internacionalist në prodhimin e produkteve sa i përket sigurisë kibernetike. Kështu qe, në njëfarë forme kjo konferencë është dhe panair në vete”, theksoi Podvorica.
Çmimi i madh për personat të cilët mund të gjejnë një faqe me mundësi hakimi, është 20,000 euro.
Për më shumë, kuptoni nga intervista më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=nKt1DO1DqwM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.