Homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, do të zhvillohen këtë të mërkurë, më 6 maj.
Ceremonia në nderim të tij nis në orën 09:00 me mbërritjen e arkmortit në Sheshi Skënderbej dhe vendosjen në hollin e Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.
Homazhet do të zhvillohen gjatë paradites, ndërsa ceremonia zyrtare e lamtumirës do të mbahet në orën 12:30, shkruan
A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
I njohur si “profesori” i socialistëve, Pëllumbi drejtoi Partinë Socialiste në një periudhë të vështirë, kur lideri historik Fatos Nano ndodhej në burg. Më pas ai mbajti edhe postin e kryetarit të Kuvendit.
Pas ceremonisë, ai do të prehet në varrezat e Sharrës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.