Lajmet e fundit
Strategu italian mund të jetë pasardhës i Brendan Rodgersit tek skuadra nga Anfield Road.

Brendan Rodgers mund të mos e shijojë edhe një ndeshje në krye të Liverpoolit.
Nëse skuadra nga Anfield Road nuk e mposhtë Aston Villan sot, ai mund të shkarkohet nga posti i kreut të pankinës.
Kështu, listës së zëvendësuesve të mundshëm të tij, pas Carlo Ancelottit dhe Jurgen Kloppit, i është shtuar edhe emri i Walter Mazzarrit.
Ish trajneri i Napolit dhe Sampdorias ka mbetur pa skuadër qëkur u shkarkua nga posti i trajnerit të Interit, sezonin e kaluar.