Lajmet e fundit

Manny Gutierrez është fytyra e parë mashkull që do të shihni në markën e njohur të kozmetikës ''Maybelline''.
Modeli Gutierrez do të promovojë llojin më të ri të produktit për ngjyrosjen e vetullave, njofton Klan Kosova.
Më parë ''Maybelline'' ka përdorur modele femra duke përfshirë Gigi Hadid dhe Jourdan Dunn për promocionet e produkteve të saj, por tani ato i zëvendëson Manny.