Lajmet e fundit

Mërgim Mavraj e ka nisur më së miri sezonin e ri duke luajtur si titullar në dy javët e para të Bundesligës gjermane.Drejtuesit e klubit gjerman janë shumë të kënaqur me lojën e tij.
Me klasin dhe eksperiencën që zotëron, Mavraj cilësohet si një element tejet i rëndësishëm në një skuadër ku objektivi është promovimi i lojtarëve të rinj dhe rritja e vlerës së tyre në merkato.
Sipas mediave lokale të Koln,drejtuesit e klubit janë të gatshëm të përmirësojnë ofertën e tyre për kuqeziun. Sinjalet për rinovimin e kontratës së Mavrajt u dhanë prej muajit Gusht, mbi të gjitha pas interesimit të disa klubeve për shërbimet e shqiptarit, mes të cilave Sampdoria në Serinë A italiane dhe Besiktas në Superligën turke.
Nga ana e tij Mërgim Mavraj ka shprehur dëshirën të qëndrojë te skuadra eBundesligës, ku vlerëson ambientin, tifozët dhe klubin, duke premtuar se Këlni do të mbetet gjithmonë prioriteti i tij për të ardhmen.