Lajmet e fundit

E mediat serbe janë çuar peshë nga kjo deklaratë, duke e konsideruar “provokim”.
“Pa provokime s’munden as pas dhjetë vitesh”, shkroi portali serb “Sportal”, i cili mesazhin e Mavrajt e quajti “të turpshëm”.
Njëjtë kanë raportuar edhe media tjera serbe, ndërsa B92 tha se postimi i Mavrajt “ka tërbuar serbët”.
Kujtojmë se 38-vjeçari Mavraj, me Kuqezinjtë ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar tri gola.
Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet sonte, nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, teksa transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Sport1 të platformës më të madhe shqiptare televizive, Artmotion. /Klankosova.tv