Lajmet e fundit

Mërgim Mavraj dhe Amir Abrashi në formacionin e javës së prestigjiozes gjermane “Kicker”. Dy futbollistët e Kombëtares janë përzgjedhur nga revista sportive gjermane në 11-shen më të mirë të javës në Bundesligës, pas paraqitjeve që bënë këtë fundjavë me klubet e tyre. Për Mavraj kjo është hera e 3-të që përfshihet nga “Kicker” në formacionin e javës, gjë që është dhe një tregues i cilësive të padiskutueshme të tij në repartin e mbrojtjes së Këlnit ku është një lider i vërtetë.