23.08.2018 · përditësuar para 2900 dite1 min lexim
Pas largimit nga klubi gjerman, Habmurg, Mërgim Mavraj tani si duket synim ka Greqinë.
Mediat greke kanë lidhur mbrojtësin shqiptar me një kalim të mundshëm në klubi Aris Selanik por ka edhe klube të tjera që janë të interesuara për shërbimet e Mavrajt.
“Nuk do të them nëse ka diçka përfundimtare, por duket se vendi i juaj do të jetë më i shpejtë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë 32 vjeçari për mediat greke, transmeton Klan Kosova.
Mavraj është larguar këtë verë nga klubi gjerman dhe është në kërkim të një skuadre të re.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.