Lajmet e fundit
Të dy lojtarët do të mungojnë në përballjen e fundjavës në Ligue 1 dhe shefi i skuadrës nuk është i sigurt nëse ata do të luajnë ndaj Chelsea po ashtu.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc e ka konfirmuar se Blaise Matuidi dhe Marco Verratti do të mungojnë kundër Montepellier, por shpreson që dyshja të jetë e gatshme ndaj Chelsea.
Matuidi ka kryer testet pas fitores së të mërkurës ndaj Saint-Etienne dhe Blanc shpreson që rezultatet e testeve të jenë të mira.
Ai mbetet me shpresë që 28 vjeçari mund të udhëtojë në Stamford Bridge, në përballjen e dytë të PSG me Chelsea.
“Ne do ta monitorojmë situatën e tij. Nuk ka shenja të mira, nuk dua të gënjej. Ne do t’i qasemi kësaj situata shumë seriozisht”.
“Verratti nuk është në skuadër. Do të jetë e vështirë, por do të mundohemi që ai të jetë i gatshëm për përballjen me Chelsea”.