Matthew Perry është sërish beqar.
Aktori 51 vjeçar zbuloi se është ndarë nga e fejuara e tij Molly Hurëitz në një deklaratë përmes People, transmeton Klan Kosova.
Matthew dhe Molly ishin në lidhje që nga viti 2018 dhe çifti njoftoi se ishin fejuar në fund të vitit të kaluar.
Ai gjithashtu kishte ndarë një nga imazhet e vetme të Molly në Instagramin e tij ndërsa promovonte një linjë bluzash që përfituan nga përpjekjet e ndihmës ndaj COVID 19 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është njëra prej tyre”, tha Mattheë në një deklaratë në lidhje me ndarjen. “I uroj më të mirën asaj”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.