Lajmet e fundit

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, është i sigurt që Leroy Sane do të transferohet te Bayern Munchen.
23 vjeçari është lidhur me një kalim te bavarezët pas tre stinorëve te Manchester City, ku ka arritur t'i fitojë dy tituj të Premier Ligës.
"Një lojtar, i cili në sytë e mi, do t'i kënaqë tifozët e Bayern-it vitin tjetër është Leroy Sane. Jam i sigurt që do të transferohet në Mynih", ka shkruar Mathaus në një kolumnë për Sky.
"Nëse Uli Hoeness [presidenti i Bayern Munchen-it] hapur tregon që po provon ta marrë atë, atëherë kjo edhe arrihet në shumicën e rasteve në Bavari".