Lajmet e fundit
Lothar Matthaus mendon se ish mbrojtësi i Romës nuk është partner mjaftueshëm i mirë për Jerome Boatengun.

Ish ylli i Bayern Munchenit, Lothar Matthahus beson se Mehdi Benatia nuk është mjafuteshëm i mirë për të luajtur për skuadrën kampione të Bundesligës.
Marokeni u transferua tek Bayern nga Roma në gushtë të vitit 2014 për 26 milionë euro, për t’u bërë partner i Jerome Boatengut në mbrojtje.
Por 28 vjeçari nuk ka përmbushur pritshmëritë e skuadrës nga Allianz Arena dhe Matthaus mendon se është koha që ai të largohet.
“Bayern është duke e kërkuar një Boateng të dytë tash e disa vite”.
“Badstuber është lënduar shpesh dhe Martinz po ashtu, ndaj asnjëri nuk ishin të përshtatshëm”.
“Benatia u transferua nga Roma për këto arsye. Por është bërë e qartë se ai nuk është mjaftueshëm i mirë për Bayernin”.
“Ai nuk i ka aftësitë e mjaftueshme për të luajtur për Bayernin”.