Publicisti, Halil Matoshi, në emisionin KultOra ka folur për librin "Rënia" të filozofit francez, Albert Kamy, i publikuar më 1957.
Rënia përcjell protagonistin, një gjykatës, i cili deziluzionohet me idenë se ka qenë gjithmonë i drejtë dhe se vendimet e drejta i ka marrë në mënyrë puro altruiste.
"Është roman që anon kah filozofia. Se këtu dallohet filozofia e Sartrit dhe Kamysë - jo në letërsi por në filozofi po ndalem, sepse Sartri thotë ferri janë të tjerët dhe Kamy thotë ferri është brenda nesh", thotë Matoshi në KultOra.
"Dhe vërtet kur ndalemi dhe e bëjmë një auto-analizë, një studim me vetveten del që ferri, idhnimet, helmet, kontaminimi ynë shpirtëror është brenda nesh".
Në videon e bashkëngjitur mund ta dëgjoni përshtypjen e plotë të Matoshit:
Në intervistën "Një libër, një film, një këngë", mysafirët ftohen të flasin për një libër që s'e kanë lexuar më parë, për një film që s'e kanë shikuar më herët, si dhe për një këngë që nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë.
Pasi të jenë njoftuar me këto tri vepra, ata vijnë dhe i japin përshtypjet e tyre të përgjithshme mbi to, duke u synuar kështu dhënia e një interpretimi të freskët dhe autentik për këto krijime artistike.
Emisioni KultOra shfaqet çdo të shtune në Klan Kosova nga ora 14:15.
https://www.youtube.com/watch?v=P07m-UeFrww&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.