Artiana Matoshi, producente ditore në Big Brother VIP Kosova, sonte në "Info Magazine" në Klan Kosova tha se BBVK ka thyer të gjitha tabutë e mundshme.
Sipas saj, gjithçka që ka ndodhur ka treguar shumë për shumë për thyerjet e tabusë në shoqërinë tonë.
"Në këtë Big Brother janë thyer të gjitha tabutë e mundshme. Kujt ia kishte marrë mendja që Edona James shkon në finale".
"E ke një Edona James, një transgjinore që arrin në finale, që publiku e do, që është virale gjithandej në rrjetet sociale, kjo tregon mjaft shumë për thyerjet e tabusë në këtë shoqëri që kemi menduar qe jemi konservator", u shpreh ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=iFKMxRMU1xY
Matoshi gjithashtu bëri të ditur se sonte do të jetë një show i jashtëzakonshëm e me shumë surpriza.
"Sonte nuk është vetëm një shou i zakonshëm, sonte është një mega-shou. Skena të mëdha dhe të shumta, nuk do të jetë vetëm një skenë, surpriza të jashtëzakonshme për secilin prej katër finalistët", u shpreh tutje ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=iFKMxRMU1xY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.