Lajmet e fundit
Menaxheri i Chelseas vuan ndalesën prej një ndeshje mosprezencë në stadium, që do të thotë se ndihmësit e tij do të drejtojnë skuadrën nga bankina.

Nemanja Matiq ka thënë se do të jetë e çuditshme dhe e vështirë përballja me Stoke Cityn, pa prezencën e Mourinhos.
Portugezi është dënuar me një ndeshje mosprezencë në stadium pas konfrontimit me gjyqtarin Jon Moss në humbjen 2-1 ndaj West Hamit, transmeton Klan Kosova.
Kartoni i kuq i Matiqit në Upton Park bëri që Mou të reagonte me zemërin dhe serbi e ka pranuar se mungesa e trajnerit do t’u shkaktoj probleme.
“Luaj tek Chelsea në dy vitet e fundit dhe nuk na ka ndodhur që të luajmë pa trajner ende, prandaj do të jetë e çuditshme – e vështirë njëkohësisht”.
“Naatyrisht që është më lehtë kur e ke trajnerin jashtë vijave, sidomos në pushim”.
“Por edhe ndihmësit e tij janë shumë të mirë dhe të përgatitur”.