Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Serbisë insiston se ai nuk ka pasur mospajtime me trajnerët dhe ka lënë të kuptohet se raportet e tij me Blutë janë të mira.

Nemanja Matiq ka mohuar spekulimet qe e lidhin atë me mosmarrëveshje me Jose Mourinhon.
Serbi ka kohë që nuk e ka treguar veten, gjë të cilën e ka vërejtur Mourinho duke ia kufizuar kohën në fushë.
Por Matiq ka mohuar spekulimet që raportet e tij me portugezin janë të këqija.
“Kurrë një jetë nuk kam pasur probleme me trajnerin sepse të gjithë e respektojnë profesionalizmin tim”.
“Edhe me Mourinhon është njejtë. Ai e di që mund të llogaris në mua”.
“Ne e fituam Premierligën dhe Kupën e Ligës. Kemi bërë gjëra të mëdha bashkë. Jam i sigurt se do të vazhdojmë, ndoshta këtë vit mund të fitojmë diçka”.