Lajmet e fundit

Nemanja Matic i Manchester United ka thënë se e dinë çka duhet të bëjnë për ta ndalur Liverpoolin në ndeshjen e së shtunës.
Serbi nuk ka humbur asnjë ndeshje në Anfield në karrierën e tij, duke fituar madje në të dy rastet kur atje kishte shkuar bashkë me Jose Mourinhon kur dyshja ishte pjesë e Chelsea, shkruan Sky, përcjellë Klan Kosova.
“Jemi përgatitur shumë mirë”.
“Menaxheri ka sjell video për ne për të parë se çka ka Liverpool në skuadër dhe se si t’i ndalim ata”.
“Jam i sigurt se jemi gati për ta”, ka thënë Matic.