Mathys Tel nuk është ftuar për ndeshjet e Champions League nga trajneri, Thomas Frank.
Megjithatë, ai tha se nuk ka mbetur i zemëruar.
"Normalisht që dhemb fakti që unë nuk do të mund të ndihmoj Tottenhamin në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, mirëpo unë nuk jam një person i cili ndalet në këtë pjesë. Do të vazhdoj të punoj dhe të shikoj përpara për tu përmirësuar edhe më shumë. Kam biseduar me trajnerin Frank dhe gjithçka është në rregull mes meje dhe tij", tha ai.
Tel u ble përfundimisht këtë sezon nga Tottenhami pas një sezoni huazim te Londinezët nga Bayerni i Mynihut./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.