Lajmet e fundit
Mbrojtësi francez nuk do të udhëtojë me skuadrën për t’u përballur me Bilbaon për arsye taktike.

Luis Enrique nuk e ka ftuar Jeremy Mathieun për përballjen e Barçës me Athletic Bilbaon në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Francezi që në vitin 2014 iu bashkua Barcelonës nga Valencia ishte një nga figurat kryesore të klubit në fitimin e tripletës.
Por, megjithëse ai luajti 120 minuta në fitoren e Barçës ndaj Sevillas të martën mbrëma, Enrique nuk e ka ftuar Mathieun për pëballjen e të premtes.
Veç francezit, as Neymar, Douglas e Jordi Alba nuk do të udhëtojnë, ndërsa Vidal e Turan s’kanë të drejtë të paraqiten.
“Neymar, Douglas e Alba nuk janë ende të gatshëm”.
“Turan e Vidal nuk munden për shkak të ndalesës, ndërsa Mathuieu e Masip poashtu s’do të jenë të ftuar”.