Lajmet e fundit
Mbrojtësi francez do të jetë jashtë aksionit për tri javë, pasi mori një lëndim në humbjen nga rivali lokal Espanyol 1-0 në Superkupë

Jeremy Mathieu do të mungojë tri javë pas lëndimit të marrë në disfatën e Barcelonës nga Espanyol 1-0, në Superkupën e Spanjës.
Francezi luajti nga fillimi të martën, por u nxor në minutën e 54-të të takimit, si pasojë e lëndimit.
Francezi u është nënshtruar një seri testesh të mërkurën, të cilat konfirmuan se ai do të mungojë tri javë.