Lajmet e fundit

Një numër klubesh nga Premier Liga janë vënë në kërkim të futbollistit të Mainz, Jean-Philippe Matetam sipas raportimeve nga L’Equipe.
Sulmuesi francez i ka realizuar 14 gola në 34 parqitjet e tij në sezonin 2018-2019 duke ngjallur kështu interesimin në ishull.
Skuadra si Newcastle, Southampton dhe Watford thuhet të jenë duke e përcjellë nga afër, por ai gjithashtu po kërkohet edhe në vendlindje, andaj ai vështirë se do të mbetet në Bundesligë edhe sezonin që po vjen.