Lajmet e fundit
Mbrojtësi i pensionuar beson se ish bashkëlojtari i tij tek Interi mund të jetë i duhuri për t’a kthyer në nivel italianin.

Marco Materazzi beson se Mario Balotelli mund të shkëlqejë tek Milan nën urdhrat e Sinisa Mihajloviqit, duke insistuar se ai do të ketë raport shumë më të mirë me serbin se me Brendan Rodgers tek Liverpooli.
Sulmuesi ka kryer testet mjekësore para kthimit të tij tek rosonerët, pas një sezoni të vetëm në Anfield Road, në të cilin në 28 ndeshje shënoi vetëm katër gola.
“Jam i lumtur për të, sepse është si vëlla i ri për mua”.
“E njoh si njeri dhe nuk do të thoja se kjo është mundësia e tij e fundit, por është një mundësi që duhet shfrytëzuar”.
“Jam i bindur se Sinisa di të kuptohet me të”.
“Shpresoj me gjithë zemër që Balotelli të ketë sezon të mirë”.