Jamie Carragher beson se ylli i Manchester Unuited, Juan Mata, është njëri ndër organizatorët e lojës më të mirë në Premier Ligë, njofton Goal, përcjellë Klan Kosova.
Por, sipas Carragher, Mata nuk po vlerësohet ashtu siç e meriton.
“Mendoj se ai është njëri nga lojtarët më të nënvlerësuar në ligë”, tha për Sky Sport ish-lojtari i Liverpool-it.
“Mendoj se arsyeja përse ai nuk po merr meritat që i takojnë është se ai ishte Lojtari më i Mirë i Chelseas dy vitet e para, pastaj Jose Mourinho erdhi dhe e hoqi qafe”.
“Pastaj të gjithë mendojnë se Mou nuk mund të jetë gabim – por është gabim nganjëherë”.
“Është koha që ta shohim Mata-n si njërin nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, ashtu siç ai është”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.