Lajmet e fundit

Mesfushori aktual i Manchester United, Juan Mata ka folur për ish-menaxherin, Jose Mohurinho i cili vendosi që ta shes atë edhe pse kishte performanca të mira.
Ai ka thënë se ende nuk e kupton pse Mou vendosi që ta largojë nga klubi.
27 vjeçari ka thënë se ndihet më mirë nën menaxhimin e Louis Van Gaal duke thënë: “E çmoj ngrohtësinë e tij. Kur dikush bën diçka të mirë në stërvitje ai e do atë, e përqafon. Ai po ashtu thotë para të gjithëve se ky ishte më i miri sot, duke shprehur edhe krenari për të”.
Mata u largua nga Chelsea në vitin 2014 për vlerën prej 37 milionë funtave, ndërsa është bërë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, si duke shënuar gola ashtu edhe duke asistuar, transmeton Klan Kosova.