Lajmet e fundit
“Djajtë e kuq”, pas largimit të Robin van Persie dhe Radamel Falacao, kanë mbetur vetëm me Wayne Rooneyn dhe Javier Hernandezin si sulmues tipik.

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata është afër që t’u bashkohet sulmuesve në vijën e fundit.
Wayne Rooney pritet që të jetë sulmues kryesor i United, pas largimit të Robin van Persie dhe Radamel Falacao.
Përderisa, Rooney ka përpara një kampanjë të madhe, Mata që sezonin e shkuar pati shënuar nëntë gola, është i bindur se mund të ketë rolin e tij.
“Gjithmonë mundohem të shënoj”.
“Kam luajtur si sulmues kur kam qenë i ri dhe kudo që e kam bërë këtë kam pasur sukses”.
“Tek Chelsea kam shënuar 21 gola në një sezon dhe tek Valencia 14 të tillë”.
“Çdo vit mundohem të shënoj sa më shumë, gjë që do të vazhdoj ta bëj”.