Masterclass-i i organizuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj hap dyert nesër për të gjithë pjesëmarrësit!
Për gjashtë ditë, artistë të rinj nga rajoni dhe bota do të jenë pjesë e trajnimit intensiv me tenorin dhe mjeshtrin e zërit, Ramón Vargas, të shoqëruar në piano nga Jess Rucinski.
Jemi vërtet të lumtur që përvec artistëve të rinj që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, këtë vit do të mirëpresim këngëtarë nga, Kolumbia, Korea e Jugut, Greqia e shumë të tjera.
Gjithashtu, nëse doni të jeni pjesë e masterklasave si dëgjues, jeni të mirëpritur të na ndiqni nga data 24-29 korrik në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. #RLIOF5 #ËndrraPaKufi #OperaPaMure #Masterclass #RamónVargas.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.