Lajmet e fundit

A ka ndonjë medikament për qeset e fryra që krijohen poshtë syrit? Në qoftë se pini ujë shumë gjatë natës, ose keni qëndruar për një kohë të gjatë para ngrohëses, një situatë e tillë aspak e këndshme mund t’ju ndodhë edhe juve. Por, nëse ky problem ju shqetëson vazhdimisht atëherë do t’ju duhet të konsultoheni menjëherë me doktorin sepse mund të keni probleme me veshkat ose ndonjë sëmundje tjeter.
Në fakt pothuajse të gjitha ju, jeni të interesuara se si mund ta zgjidhni vetë këtë problem pa qenë nevoja të shkoni tek doktori. Por, maska me efikase që trajton qeset e formuara poshtë syve është ajo e përgatitur me patate. Kjo recetë do t’ju ndihmojë të largoni edhe rrathët me shenja që krijohen tek sytë.
Merrni pataten, lajeni atë dhe pastaj grijeni sa më imët në një grirës. Patatja e bërë në formë pureje mund të ndryshojë ngjyrën, por mos u shqetësoni meqë nuk ka ndikim aspak në efektin që ajo lë mbi lëkurë.
Ju mund ta trajtoni në dy mënyra;
E para mjafton që të vendosni pataten, ashtu siç e keni bërë pure poshtë syve, por duhet t’ju themi që nuk ka shumë rezultat.
E dyta, prisni garzen në dy pjesë të vogla katrore. Mbydhni sytë dhe vendoseni garzen mbi ato, pastaj vendosni edhe pataten e bërë pure. Mbajeni masken të pakten 15-20 minuta, duke qëndruar në pozicionin shtrirë. Garza do të mbrojë sytë tuaj nga copat e vogla të patates, shkruan mapo.al. Hiqeni pataten me garzë dhe shpërlajeni me ujë të freskët. Patatja përmban esencë që mund të thajë lëkuren, prandaj do të ishte e këshillueshme që ta lyeni fytyrën me një krem zbutës dhe të lëngshëm.