03.12.2019 · përditësuar para 2409 dite1 min lexim
Veza është një nga përbërësit më të përmendur në maskat për të gjitha llojet e lëkurës, qoftë mikse, të thatë apo të yndyrshme.
Por, jo gjithnjë na bën mirë e gjithë veza - edhe e bardha dhe e verdha - pasi ato përdoren për arsye të ndryshme.
E bardha e vezës
Përdoret kur duam që të minimizojmë rrudhat ose t'i japim elasticitet lëkurës tonë pasi ajo ka një veti tërheqëse.
Një nga maskat më të përmendura është kombinimi i të bardhës së vezës me limon. Këtë maskë mund ta mbani për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani.
E verdha e vezës
Për ju që e keni lëkurën e thatë, e verdha e vezës është shumë hidratuese jo vetëm për fytyrën, por edhe për flokët. Aroma nuk është më e mira, por efekti është mahnitës./Living
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.