Lajmet e fundit

Përbërësit:
1 banane
1 lugë gjelle jogurt
1 lugë gjelle sodë bikarbone
Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Shtypeni bananen fillimisht dhe më pas shtoni sodën bikarbone dhe jogurtin. Vendoseni maskën në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas largojeni me ujë.
Kjo maskë është shumë efektive sepse bananet janë shumë të mira për ta larguar skuqjen dhe po ashtu edhe aknet.
Maska për lëkurë të thatë
Përbërësit:
Gjysmë avokado të pjekur
1 lugë gjelle qumësht
1 lugë gjelle mjaltë
Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Përzieni avokadon me mjaltin dhe qumështin. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë për 10-15 minuta dhe më pas largojeni me ujë të vakët.
Avokado përmban yndyrna të mira – hidraton lëkurën e thatë dhe është e mrekullueshme për reduktimin e efekteve të dritës UV.
Ka gjithashtu efekt anti-inflamator që ndihmon në largimin e akneve.
Maska për largimin e rrathëve të zinj poshtë syve
Përbërësit:
1 lugë gjelle kafe
Pak piper të zi
¼ e lugës vaj kokosi
Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Përzieni të gjithë përbërësit mirë dhe më pas vendoseni maskën poshtë syve. Lëreni të qëndrojë kështu për 5-10 minuta dhe më pas largojeni me ujë të vakët, duke e masazhuar fytyrën.
Kjo maskë është e mrekullueshme sepse përmban kafeinë që ngushton enët e gjakut dhe ndihmon në uljen e ënjtjes dhe largimin e qeskave të zeza poshtë syve.
Maska për tërheqjen e lëkurës
Përbërësit:
1 domate
Si ta përdorni këtë maskë?
Prejeni domaten dhe vendosni copat e domates në fytyrë. Ju mund t’i largoni pas dhjetë minutash.
Më pas shpëlajen fytyrën me ujë të vakët.
Falë likopeneve që përmbajnë domatet, kjo maskë freskon, tonifikon, ndriçon dhe tërheq lëkurën.
Maska për largimin e puçrrave të zeza
Përbërësit:
1 lugë gjelle limon
1 lugë gjelle mjaltë
Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Përzieni limonin me mjaltin. Lajeni fytyrën me ujë të vakët, më pas aplikojeni këtë maskë në fytyrë.
Lajeni fytyrën me ujë të vakët pas 20 minutash. Mjalti ka një efekt shumë të mirë hidratues derisa limoni është i mrekullueshëm për pastrimin e fytyrës.