Lajmet e fundit

Më poshtë po ju sjellim disa maska për fytyrën tuaj që do të bëjnë që ajo të duket e re, e bukur dhe e mirëmbajtur, transmeton Klan Kosova.
Maskë për largimin e qimeve nga fytyra
Përbërësit:
10 ml lëng limoni
1 filxhan ujë
30 gr miell
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijoni një masë homogjene dhe më pas aplikojeni atë në fytyrën tuaj. Lëreni të thahet për 15 minuta dhe më pas mund ta largoni.
Largojeni maskën me ndihmën e një peshqiri, duke e shtyput atë në drejtim të rritjes së qimeve.
Maska me limon dhe aspirin kundër rrudhave
Përbërësit:
3 aspirinë
3 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Shkrijini aspirinët në lëngun e limonit dhe më pas përzieni derisa të krijoni një masë homogjene, duke e vendosur në fytyrë për 10 minuta.
Më pas largojeni maskën duke përdorur një sasi të madhe të ujit.