Lajmet e fundit

Më poshtë po ju sjellim disa maska shumë efektive që të keni flokët që gjithmonë keni dëshiruar.
E mira e këtyre maskave është që mund t’i përgatisni në shtëpi, në shumë pak minuta dhe nuk do të ju kushtojnë shumë, transmeton Klan Kosova.
Vendosini këto maska, mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë, ndizni disa qirinj dhe lërini veten të relaksohuni pas një dite të gjatë pune. Ju e meritoni atë!
Maska me avokado

Ky frut ekzotik nuk është vetëm i shijshëm dhe pjesë përbërëse e gjellërave meksikane, por poashtu ndihmon shumë edhe për shëndetin e flokëve.
Më poshtë janë përbërësit që ju duhen:
Maska me banane për të larguar zbokthin

Bananja është një nga frutat më ushqyese, dhe kjo mund të ju ndihmojë të largoni zbokthin.
Përbërësit që ju duhen:
Maska me aspirinë për të bërë flokët e shkëlqyeshme dhe me volum

Mund të duket e çuditshme por aspirina ka edhe shumë veti të tjera, pos për të lehtësuar dhimbjet. Aspirina ka edhe shumë efekte në përmirësimin e flokëve tuaja.
Përbërësit që ju duhen:
3-4 aspirina
Shampo
Shtypini dy tableta të aspirinës dhe përzieni ato me shamponin tuaj, dhe më pas këtë përzierje vendoseni në kokë dhe lëreni të qëndrojë disa minuta.
Më pas shpëlajini flokët me ujë të ngrohtë. Më pas, pjesën tjetër të mbetur të aspirinëve fërkojini në kokë vetëm me ujë të vakët dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta, më pas shpëlajeni kokën sërish.