Lajmet e fundit

Flokët janë zbukurim i çdo femre. Pa dallim të ngjyrës, gjatësisë, volumit ose formës, flokët janë pjesë e pazëvendësueshme e bukurisë femërore.
Nuk ka femër e cila nuk dëshiron flokë të bukura të ndritshme, të cilat do të tërheqin vëmendjen, njëjtë si në reklama. Por, me qëllim që të arrijnë këtë efekt, femrat shpesh dëmtojnë flokun. Tharësja e flokëve e përdorur jashtë mase, presa si dhe produktet tjera kozmetike, jo vetëm që bëjnë që flokët të duken të thara por e bëjnë atë pa jetë, të egër dhe pa shkëlqim.
Përveç përdorimit të shamponit dhe regjeneratorit, si pjesë e mirëmbajtjes së flokëve, duhet të praktikoni edhe: zbatimin e këshillave të flokëve prej faktorëve negativ si nxehtësia dhe kimikale e forta, shkurtimi i rregullt dhe ,,ushqyerjen” e flokëve. Flokët mund t’i ushqeni në dy mënyra: të brendshme përmes ushqimit të cilin e konsumoni brenda ditës dhe të jashtme, përmes maskave për flokë.
Maskat janë mënyrë e shpëjtë dhe efikase për ta potencuar bukurinë e flokëve tuaja. Prandaj maskat shtëpiake për flokë, janë më të mirat për shkak se janë natyrale dhe janë të lira. Më poshtë i keni disa maska të cilat i revitalizojnë flokët dhe ju japin shkëlqim dhe fortësi.
PËR FLOKË TË THATA DHE TË DËMTUARA
Maskë hyjnore nga mjalti dhe qumështi
Maskë revitalizuese me avokado dhe majonez
PËR FLOKË TË YNDYRSHME
Maskë e tharët për flokë të shndritshme
Maskë prej mollëve për zbutjen e flokëve
Këshillë: Është e rekomanduar që majonezi dhe avokado të përdoren për flokë të thata deri te ato normale ndërsa uthulla e mollës, glina dhe vezët për flokë të yndyrshme.