Lajmet e fundit

Ju mund të përfundoni duke përdorur produkte të shtrenjta dhe trajtime që nuk do të japin rezultate pozitive për rrudhat.
Për fat të mirë, ka një zgjidhje të thjeshtë dhe shumë të lirë që do ta bëjë lëkurën tuaj të butë dhe të shkëlqejë.
Një nga përbërësit kryesor në këtë recetë është mjalta e papërpunuar, një përbërës natyral që ofron kaq shumë përfitime shëndetësore, përfshirë edhe përmirësimin e dukjes së lëkurës suaj.
Vetitë e tij antibakteriale ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e akneve; antioksidantët ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes, pra pamja e rrudhave; hap poret; e bën lëkurën të shkëlqejë falë aftësive hidratuese dhe qetësuese.
Në përgjithësi, mjalti do të sigurojë qarkullimin e duhur të gjakut në lëkurën tuaj që do të parandalojë dhe zvogëlojë rrudhat.
Andaj më poshtë po ju prezantojmë një maskë natyrale me mjaltë që do të ndihmojë që të eliminoni aknet, rrudhat dhe shenjat e ndryshme në fytyrën tuaj, transmeton Klan Kosova.
Është shumë e thjeshtë dhe e lehtë për ta përgatitur dhe për më tepër është shumë e efektshme.
Përbërësit:
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë gjelle pluhur kanelle
1 lugë gjelle mjaltë organik
1 lugë gjelle arrëmyshku
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit derisa të krijoni një masë homogjene. Mund t’i shtoni më shumë mjaltë nëse lëkura juaj është e ndjeshm.
Fillimisht, pastrojeni fytyrën tuaj me ujë dhe sapun. Më pas, vendoseni maskën në fytyrën tuaj.
Nëse ndieni një ndjesi pickimi, do të thotë se maska po e bën efektin e duhur.