Lajmet e fundit

Vaji i ullirit u jep sallatave dhe ushqimeve një shijë shumë të mirë, është përbërës i rëndësishëm edhe në shumë maska për flokët, fytyrën dhe trupin, por sot ju këshillojmë ta përdorni për qerpikët. Ai përmban acidë yndyrorë Omega-3 dhe vitaminë E që nxisin rritjen e qerpikëve, i ushqejnë ata dhe i mbajnë të hidratuar.
Një mënyrë shumë e mirë për të rritur qerpikët dhe për t’i bërë më voluminozë është duke ushqyer folikulat e tyre me proteinat që gjenden tek e bardha e vezës. Pasi të kenë ndarë të bardhën nga e verdha, rriheni derisa të bëhet një masë në formë shkume. Me ndihmën e një rimeli të vjetër që nuk e përdorni më, lyeni qerpikët. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe me gishta.